REGJISTROHU TANI NË PLIDA!
Ç’është PLIDA?
Certifikata PLIDA (Progetto Lingua Italiana Dante Alighieri) është një diplomë zyrtare e lëshuar nga Shoqëria Dante Alighieri që vërteton njohjen e gjuhës italiane.
Ku njihet PLIDA?
PLIDA njihet kudo. Me 350 qendra në 74 shtete, PLIDA është çertifikata e gjuhës italiane më e njohur në botë. Edhe në Shqiperi PLIDA njihet nga gjithë institucionet falë udhëzimit nr. 20, datë 22.09.2017 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Për sa kohë vlen çertifikata?
PLIDA është e vlefshme përgjithmonë.
Për çfarë duhet PLIDA?
Certifikata PLIDA përdoret kryesisht nga studentët që kërkojnë vizë studimi në Itali (PLIDA B2), por edhe për vizë pune (PLIDA A2), për marrjen e nënshtetësisë italiane (PLIDA B1), lejen e qëndrimit (PLIDA A2), etj.
Si zhvillohet provimi PLIDA?
Provimi PLIDA teston 4 aftësi: dëgjimin (ascoltare), leximin (leggere), shkrimin (scrivere) dhe të folurit (parlare). Duhen të paktën 18 pikë nga 30 për secilën aftësi që provimi të konsiderohet i kaluar. Provimi me shkrim (për aftësitë dëgjim, lexim, shkrim) zgjat nga 2 deri ne 4 orë, në varësi të nivelit. Provimi me gojë zgjat rreth 25 minuta dhe zhvillohet individualisht.
Si mund të regjistrohem në provim?
Mjafton të kontaktosh me sekretarine e Scuola Italiana a Tirana me email tek adresa segreteria@scuolatirana.com ose me whatsapp tek +355 69 861 5537
Ose mund të kryesh direkt regjistrimin online. Me regjistrimin në provim, kandidatët pranojnë kushtet e përcaktuara në Rregulloren PLIDA të Shoqërisë Dante Alighieri.
Po nëse nuk kaloj një nga testet?
Nëse nuk kalon testin e dëgjimit, leximit, shkrimit apo të të folurit, nuk ka problem: në sezonet e mëpasme përsërit vetëm testin apo testet që nuk ke kaluar. Ke kohë 18 muaj!
Kur janë datat e provimeve?
Hidhi një sy kalendarit të provimeve PLIDA dhe zgjidh datën më të përshtatshme.
Sa kushton?
Provimi i plotë PLIDA kushton 10 000 Lekë. Nëse e ke kryer provimin dhe duhet të përsërisësh një aftësi, mjaftojnë 2 500 Lekë.
Kur dalin rezultatet?
Korrigjimi i provimeve PLIDA kryhet në Romë, në selinë qendrore të Società Dante Alighieri dhe, me korrigjim normal, përfundohet zakonisht brenda 4 muajve. Afati fillon nga momenti kur materialet e provimit mbërrijnë në Romë dhe konfirmohet rregullsia e tyre nga Selia Qendrore PLIDA. Nëse të nevojitet një rezultat më i shpejtë, duhet të zgjedhësh në formularin online opsionin e korrigjimit prioritar, të paktën dy javë para provimit. Shërbimi i korrigjimit prioritar ofrohet kundrejt një pagese prej 3.000 lekësh. Korrigjimi prioritar përfundon zakonisht brenda 2 muajve. Edhe në këtë rast, afati fillon nga momenti kur materialet e provimit mbërrijnë në Romë dhe konfirmohet rregullsia e tyre nga Selia Qendrore PLIDA.
Që nga nëntori 2024, certifikata është digjitale dhe publikohet online në llogarinë tënde në faqen:
https://certificazioneplida.dante.global/
A e kam marrë provimin?
Për të kontrolluar a kanë dalë rezultatet hyr tek llogaria jote tek faqja https://certificazioneplida.dante.global/
Nëse nuk ke hyrë asnjëherë tek llogaria jote tek faqja https://certificazioneplida.dante.global/ na shkruaj tek adresa segreteria@scuolatirana.com për ndihmë lidhur me hyrjen për herë të parë.
A keni teste provë që të përgatitem për provim?
Tek faqja https://plida.dante.global/it/preparati-allesame do të gjesh gjithë materialin e nevojshëm për t’u njohur me provimin PLIDA si dhe disa teste model për gjithë nivelet nga A1, A2, B1, B2, C1, C2.