DA
SHOQËRIA DANTE ALIGHIERI
BOTA NË GJUHËN ITALIANE
PLIDA
Projekti i Gjuhës Italiane Dante Alighieri
Certifikim i Aftësisë në Gjuhën Italiane
Rregullore
Miratuar nga bordi qendror i shoqërisë
22 qershor 2017
Version 1.1
Rregullorja PLIDA
Kjo rregullore, e cila duhet të ndiqet nga të gjitha qendrat e autorizuara të certifikimit PLIDA, përcakton rregullat e përgjithshme për kryerjen e provimeve të nevojshme për të marrë certifikatën e aftësisë në gjuhën italiane PLIDA (Projekti i Gjuhës Italiane Dante Alighieri) lëshuar nga zyra qendrore PLIDA e Shoqërisë Dante Alighieri. Qendra e PLIDA-s rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në rregullore, nëse konsiderohen të nevojshme. Ndryshimet do t’u komunikohen të gjitha qendrave të certifikuara të autorizuara para publikimit të tekstit të përditësuar. Përveç rregullave të përgjithshme për kryerjen e provimeve të përshkruara më poshtë, kanë vlerën e një Rregulloreje edhe udhëzimet dhe komunikimet e tipit organizativ të dërguara nga qendra kryesore PLIDA.
Certifikata PLIDA (Projekti i Gjuhën Italiane Dante Alighieri) lëshuar nga PLIDA Qendrore e Shoqërisë Dante Alighieri është një certifikatë zyrtare që dokumenton aftësinë në gjuhën italiane si gjuhë e huaj, sipas niveleve të propozuara në Kuadrin e përbashkët evropian të referencës për gjuhët të Këshillit të Evropës
- Të adresuarit
Certifikata PLIDA është për njerëzit gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuha italiane. Kanë qasje në certifikatën PLIDA, të gjithë shtetasit italianë ose të huaj me italishten gjuhë amtare, të cilët kanë nevojë për një certifikatë të aftësisë në gjuhën italiane për studim, punë ose arsye të tjera. Në provimet për të marrë certifikatën mund të marrin pjesë, për shembull:
-Qytetarët e huaj
-Qytetarët me shtetësi të dyfishtë (italiane dhe të huaj) me gjuhë amtare të ndryshme nga gjuha italiane;
– Qytetarët me shtetësi të dyfishtë (italiane dhe të huaj) që nuk kanë ndjekur të gjithë ciklin e shkollës së mesme në shkolla publike ose të njehsuara italiane, në Itali apo jashtë saj;
-Qytetarët dygjuhësh ose trigjuhësh;
-Qytetarë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në konkurse në Rajonet italiane me statute të posaçme, ose në zona dygjuhësore ose tri gjuhësore, për të cilat parashikohet paraqitja e certifikatave të aftësisë së gjuhës italiane.
Raste të tjera të veçanta do të vlerësohen sipas rastit nga ekspertët e PLIDA-s.
Programi i certifikimit PLIDA parashikon një provim specifik për të rinjtë nga mosha 13 deri 18 vjeç: PLIDA Juniores.
Testet PLIDA Juniores, pavarësisht se kanë të njëjtin format si ato të PLIDA-s dhe duke iu referuar të njëjtave kompetenca gjuhësore-komunikuese të parashikuara për PLIDA-n e zakonshëm, propozojnë tekste dhe kontekste të përdorimit të njohura për grupmoshat e synuara, duke përjashtuar si rrjedhojë tekstet, temat, raportet dhe situatat që mund të jenë të largëta nga përvoja e zakonshme e një adoleshenti. PLIDA Juniores vlerëson dhe certifikon aftësinë në gjuhën italiane si gjuhë e huaj sipas katër niveleve të para të aftësive të propozuara nga Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët (A1, A2, B1, B2).
Kandidatët për provimin PLIDA duhet të jenë anëtarë të Shoqerisë Dante Alighieri. Ata gjithashtu mund të anëtarësohen në kohën e regjistrimit për provim, duke pranuar në mënyrë të qartë kushtet e përcaktuara në Statut dhe në Standardet dhe Normat Rregulluese për ekzekutimin e tij. Anëtarësimi përbën pranimin e klauzolës së arbitrazhit dhe detyrimin ligjor të bashkëlidhur.
- Sezonet e provimeve dhe data
Sezonet e PLIDA-s caktohen çdo vit në datat e caktuara nga Selia Qendrore dhe të vlefshme për të gjitha qendrat e certifikimit.
Kalendari vjetor dhe afatet për dorëzimin e regjistrimeve nga qendrat u komunikohen brenda fundit të vitit paraardhës nga selia Qendrore PLIDA të gjitha qendrave të certifikimit dhe publikohen në faqen e internetit të PLIDA-s (www.plida.it). Datat e provimit janë caktuar duke marrë parasysh festat kombëtare më të rëndësishme italiane dhe të vendeve të tjera. Qendrat e certifikimit janë gjithsesi të detyruara t’ia komunikojnë me shkrim PLIDA-s Qendrore raste të mundshme mbivendosjeje të provimeve me festimet lokale ose me ngjarje të tjera të jashtëzakonshme; në këto raste parashikohet mundësia për të dakorduar me Qendrën PLIDA një zhvendosje në ditët që janë menjëherë para ose pas ditëve të përcaktuara. Shtyrja apo paraprirja e datave të sezonit mbi të cilat nuk është rënë dakord do të shkaktojnë anulimin e të gjitha provimeve të zhvilluara në qendër.
1.3 Ku zhvillohet provimi
Provimet zhvillohen ekskluzivisht në qendrat e menaxhuara nga qendrat e certifikimit të autorizuara nga PLIDA Qendrore (lista e përditësuar e qendrave të certifikimit është publikuar në faqen e internetit të PLIDA-s). Nëse gjendet në pamundësi për ta zhvilluar testin në vendin ku është i regjistruar, kandidati mund të kontaktojë me një qendër tjetër certifikimi. Në këtë rast qendra e certifikimit që ka marrë regjistrimin e parë do të transferojë në qendrën tjetër tarifën e marrë nga kandidati.
- Regjistrimet
Ata që duan t’u nënshtrohen testeve për të marrë certifikatën PLIDA, duhet të regjistrohen në një qendër certifikimi, duke paguar tarifën e regjistrimit për nivelin e provimit të kërkuar. Një pjesë e tarifës së çdo regjistrimi është e destinuar për PLIDA-n Qendrore të Shoqërisë Dante Alighieri. Qendra e certifikimit duhet 1. të regjistrojë kandidatët në panelin e regjistrimeve të zonës extranet duke respektuar kushtet dhe afatet e caktuara nga PLIDA Qendrore në momentin e hapjes së çdo sezoni dhe, detyrimisht, të dërgojë një fotokopje të pagesës së kuotës së regjistrimit në provim që i përket zyrës qendrore PLIDA. Pagesa duhet të bëhet nga qendra certifikuese e duhet të kryhet me një derdhje të vetme. Nuk është e mundur që një kandidat të paguajë tarifat totale ose të pjesshme direkt në Zyrën Qendrore, me përjashtim të rasteve të veçanta të autorizuara shprehimisht. Kopja e transfertës bankare duhet të përmbajë emrin e qendrës së certifikimit dhe sezonin e provimit të cilit referohet (përshkrimi i veprimit bankar). Mandat-pagesat mund të dërgohen edhe me faks në nr. 0039.06.92932015 ose nëpërmjet emal-it në adresën plida@ladante.it
Përgjegjësi i Qendrës së Certifikimit PLIDA duhet t’i dorëzojë secilit kandidat “Fletëmarrjen e prenotimit të provimit” prodhuar nga zona extranet në fund të procedurës së regjistrimit.
Për të dhënë provimin e një niveli të caktuar të aftësive, nuk është e nevojshme që të ketë kaluar testet e niveleve më të ulëta: secili kandidat mund të zgjedhë të regjistrohet në nivelin që ai/ajo e konsideron më të afërt me aftësinë e tij/saj në gjuhën italiane dhe gjithashtu mund të regjistrohet në disa nivele në të njëjtin sezon.
1.4.1 Tarifat e provimit
Në fund të çdo viti, PLIDA Qendrore e Shoqerisë Dante Alighieri, do t’u dërgojë qendrave të certifikimit dispozitat lidhur me kushtet ekonomike që duhet të respektohen në vitin vijues (çmimet që do të propozohen për publikun për secilin nivel provimi, kuotat që i takojnë qendrës PLIDA). PLIDA Qendrore përcakton limitin maksimal të çmimeve që do të propozohet për publikun: asnjë qendër certifikimi nuk mund të vendosë në mënyrë të pavarur për të propozuar çmime më të larta se ato të vendosura nga PLIDA Qendrore.
Kushdo që jep provimin për herë të parë të një niveli të caktuar, duhet domosdoshmërisht të regjistrohet në provimin e plotë. Nuk është i mundur regjistrimi në aftësi të veçanta nëse nuk është dhënë më parë provimi i plotë.
Kush dëshiron të përsërisë provimin e një ose më shumë aftësive gjuhësore që nuk janë kaluar në një sezon (maksimumi tre nga katër) do të paguajë një kuotë të pjesshme. Gjithashtu shumat e kuotave të pjesshme dhe ndarjet relative ndërmjet qendrës së certifikimit dhe qendrës PLIDA do të vendosen dhe tregohen për secilën qendër certifikuese nga PLIDA Qendrore
- Zhvillimi i provimit
Në ditën e testimit kandidatët duhet të vijnë të paktën dhjetë minuta para kohës së caktuar me një dokument identifikimi të vlefshëm. Konstatimi i identitetit të kandidatit dhe kushtet për pranim në provim (shih 1.1) janë një detyrim i përgjegjësit të qendrës së certifikimit të PLIDA-s. Në ditën e provimit, do të pranohen vetëm kandidatët që janë regjistruar rregullisht në panelet e regjistrimit të zonës extranet. Ata që mbërrijnë pas fillimit të provës nuk do t’i nënshtrohen testimit.
Provimet duhet të kryhen me seriozitet maksimal dhe në përputhje me të gjitha procedurat e caktuara nga PLIDA Qendrore dhe nga qendra; në rast të kundërt do të anulohen provat individuale, ose nëse është e nevojshme, i gjithë sezoni i provimit. PLIDA Qendrore rezervon të drejtën për të dërguar inspektorë me qëllim që të monitorojnë zbatimin e saktë të procedurave të provimit.
- Kalimi i provimit dhe caktimi i pikëve
Provimi konsiderohet i kaluar nëse kandidati merr të paktën 18/30 pikë në secilën prej provave që lidhen me katër aftësitë gjuhësore (të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit, të folurit). Kandidatët që kalojnë një, dy ose tre nga katër provat që përbëjnë testin (të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit, të folurit), mund të vendosin të mbajnë rezultatet e fituara për sezonet e provimeve pasuese brenda tetëmbëdhjetë muajve nga data në të cilën është dhënë për here të pare provimi. Testet që lidhen me aftësinë e vetme ose aftësitë që nuk kalohen mund të përsëriten edhe në më shumë sezone. Ne rast suksesi, rezultatet e fituara do të plotësojnë rezultatin e mjaftueshëm ose ato rezultate të mjaftueshme të marra në sezonet e mëparshme.
- Rezultatet dhe certifikatat
1.7.1 Rezultatet e testeve
Rezultatet do t’u komunikohen qendrave të certifikimit brenda 60 ditëve pune, llogaritur duke filluar nga dorëzimi i të gjitha materialeve të provimit (fashikujt e testimit me shkrim, fletët e përgjigjeve të testeve Të dëgjuarit dhe Të lexuarit, Regjistrimet e provave të të Folurit, procesverbalet e provimeve) tek PLIDA Qendrore. Bëhet e qartë që, nëse materialet arrijnë në formë të pakompletuar ose të pasaktë, afati 60 ditor nuk do të konsiderohet detyrues.
Pas verifikimit në procesverbal të rregullsisë së sezonit e të komisionit dhe pas vlerësimit të provave, PLIDA Qendrore, pasi të ketë konfirmuar pikët, do t’i fusë ato në bazën e të dhënave të PLIDA-s dhe do të komunikojë hartimin e procesverbalit të bërë tek përgjegjësi i qendrës së certifikimit PLIDA, i cili më pas do të mund të lidhet në zonën e tij ekstranet dhe do të mund të printojnë pasqyrën e rezultateve të provimit.
Përgjegjësi i qendrës së certifikimit PLIDA, është i detyruar të mos transmetojë asnjë lloj informacioni mbi rezultatet e kandidatëve, derisa të marrë nga PLIDA Qendrore komunikimin e procesverbalit. Përgjegjësi i qendrës së certifikimit PLIDA, është i detyruar të modifikojë të dhëna të pasakta personale (nëse ka) në pritje të shtypjes së certifikatave. Ky veprim duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga komunikimi nga ana e PLIDA-s Qendrore të kryerjes së procesverbalit. Pas përfundimit të këtij afati, PLIDA Qendrore do të shtypë dhe do të dërgojë certifikatat. Në regjistrimet e provave me gojë, PLIDA Qendrore vazhdimisht do të kryejë kontrolle të rastësishme. Nëse gjenden probleme ose parregullsi që kërkojnë një vlerësim të ri të testeve me gojë, afati prej 60 ditësh pune për komunikimin e rezultateve nuk do të konsiderohet detyrues. PLIDA Qendrore do të dërgojë një njoftim se po kryhen kontrollet. Vlerësimet e shprehura nga PLIDA Qendrore janë të padiskutueshme.
Nëse dëshirojnë, kandidatët mund të kërkojnë një takim në PLIDA Qendrore për të parë testet e tyre. Kërkesa duhet të dorëzohet brenda 15 ditëve nga njoftimi i rezultateve. Testet do të jenë në dispozicion për 60 ditë duke filluar nga data e komunikimit të rezultateve.
1.7.2 Lëshimi i certifikatave
Zyra qendrore do të dërgojë certifikatat e të gjithë kandidatëve që kanë kaluar provimin në qendrën e certifikimit. Në certifikatë, përveç të dhënave të kandidatit, tregohet niveli, rezultatet e fituara në secilën aftësi gjuhësore si dhe rezultati i përgjithshëm. Të dhënat personale të kandidatit do të përdoren për printimin e certifikatës, dhe, në rastet kur është dhënë pëlqimi për përpunimin e tyre, edhe për komunikimin e veprimtarive të Shoqerisë Dante Alighieri, në përputhje me ligjin italian mbi privatësinë (Dekreti Legjislativ 196/2003).
Qendrat e certifikimit janë përgjegjëse për futjen e të dhënave personale në zonën e extranetit dhe të gjitha kontrollet që i paraprijnë printimit së certifikatave. Ndaj, në rastin e printimit të certifikatave që tregojnë të dhëna të pasakta personale, printimi dhe dërgimi i certifikatave të sakta do t’i ngarkohet qendrës së certifikimit që do t’i kërkojë ato. Shpenzimet që lidhen me korrigjimin, riprintimin dhe dërgimin e certifikatës së saktë, do të komunikohen nga PLIDA Qendrore në momentin e kërkesës dhe do të ndryshojnë sipas tarifave të shërbimit postar. Tarifat gjithashtu i referohen kërkesave të ribotimit për shkak të humbjes, dëmtimit ose përdorimit të tepërt të një certifikatë të lëshuar më parë, tarifa e rimbursimit në qendrën PLIDA duhet të paguhet nga personi që dorëzon kërkesën dhe dërgesa do të bëhet vetëm pasi qendra PLIDA të ketë marrë një konfirmim të pagesës.
1.8 Rimbursimi i tarifave të regjistrimit
Tarifa e regjistrimit nuk është e rimbursueshme. Kandidatëve që nuk kanë mundësi të marrin pjesë në provim, u njihet krediti i tarifës së regjistrimit vetëm nëse dërgojnë brenda 15 ditësh që pasojnë datën e provimit një certifikatë mjekësore apo një dokument tjetër nga i cili të kuptohet pamundësia për të marrë pjesë në provim. Kandidatët që nuk do t’i nënshtrohen provimit në sezonin në të cilin janë regjistruar duke paguar këtë tarifë, do të marrin një kredit për ta dhënë atë në sezonet e parashikuara nga kalendari i PLIDA-s në 18 muajt pasues, me kusht që doreheqja të dorëzohet me shkrim nga qendra e certifikimit tek PLIDA Qendrore të paktën 15 ditë para fillimit të provimeve. Kohëzgjatja e kreditit llogaritet duke filluar nga paraqitja e raportit të parë mjekësor dhe nuk mund të shtyhet. Krediti ekonomik në asnjë mënyrë nuk ndryshon afatin për rekuperimin e secilës prej aftësive që nuk janë kaluar.
Nëse krediti përdoret për t’u regjistruar në një provim të një niveli më të lartë se ai për të cilin jeni regjistruar, është e nevojshme të paguhet diferenca midis tarifave të regjistrimit.
Në rast se provimet nuk mund të kryhen për shkak të forcës madhore, sezoni shtyhet në një datë tjetër dhe kandidatët e mbajnë regjistrimin e tyre për provim.
1.9 Kandidatë me kërkesa të veçanta
Kandidatët me aftësi të kufizuara, nëse kanë nevojë për struktura ose pajisje të posaçme për të kryer testet, duhet të njoftojnë paraprakisht qendrën e certifikimit. Qendra duhet të dërgojë kërkesën për masa të posaçme tek PLIDA qendrore 90 ditë para datës normale të skadimit të afatit për regjistrim në provim, duke bashkangjitur gjithashtu një raport mjekësor që vërteton problemin.
Certifikimi PLIDA ofron si një masë kompensuese për kandidatët me çrregullime të disleksisë shtimin e kohës për të kryer testin e leximit; masa të tjera që mund të merren (bazuar në udhëzimet e MIUR – Ministrisë së Arsimit Universitetit dhe Kërkimit Shkencor- të bashkangjitura me Dekretin Ministror 12 korrik 2011) janë leximi me zë të lartë nga ana e një asistenti i të gjithë materialit të të katër provimeve ose të elementeve të pjesshme të provave të dëgjimit dhe të leximit si dhe të teksteve të mundshme të dhëna në brendësi të provës së të folurit. Tekstet e provave të të Lexuarit duhet të lexohen nga vetë kandidati i cili do të ketë më shumë kohë në dispozicion dhe i cili, nëse e kërkon, do të ketë tekste që të lexohen të shtypura me një lloj shkronje (font) të përshtatshme për lexuesit që vuajnë nga disleksia. Kandidatët me probleme dëgjimi dhe shikimi mund të kërkojnë masa të veçanta me të njëjtin njoftim paraprak, për të qenë në gjendje të zhvillojnë provimin.
Udhëzimet për kohën e provimit dhe çdo masë tjetër të mundshme për të kryer testet, do t’i komunikohen nga PLIDA qendrore qendrës së certifikimit pas pranimit të dokumentit mjekësor.
1.10 Anulimi i testeve dhe sezonit të provimit
Provimet duhet të kryhen me korrektësinë maksimale dhe në përputhje me procedurat e treguara në këtë rregullore (shih 3). Nuk do të konsiderohen të vlefshme provat me çdolloj shenje korrigjimi të bëra me çdo lloj korrektori (bojëra të bardha të lëngshme, shirit, stilolaps etj.), provat e shkruara me laps ose me stilolaps që fshihet nuk do të konsiderohen të vlefshme, provat me ndërhyrje të shtuara me një shkrim të ndryshëm nga ai i kandidatit, provat që nuk zhvillohen, provat të cilat do të paraqesin brenda tyre pjesë të kopjuara nga tekste burimi i të cilave mund të gjurmohet, me përjashtim, natyrisht, të citimeve, të cilat duhet të futen mes thonjëzave” dhe të shoqërohen me një referencë të qartë të burimit.
Tekstet që kanë të bëjnë me provën e të Shkruarit, duhet të përbëhen nga numri i fjalëve të treguar në udhëzime: provat me një numër fjalësh më të vogël se minimumi i treguar në secilën provë, dhe ato në të cilat zhvillohen vetëm një nga dy pjesët, do të anulohen. Provat e të Folurit duhet të jenë në përputhje me kohën dhe metodat e përshkruara në fashikullin e provimit, përndryshe provat do të anulohen.
Personit përgjegjës të qendrës së certifikimit PLIDA, i kërkohet të tërheqë dhe të anulojë testet e kandidatëve që zotërojnë pajisje elektronike që janë të ndezura dhe në funksion (smartphones, tableta, lexues e-book ose kompjuter) ose materiale të tjera gjatë zhvillimit të provave me shkrim dhe të regjistrojë të dhënat personale e tyre në procesverbalin e provimit.
Provat e zhvilluara në shkelje të hapur me udhëzimet e provimit të dhëna në fillim në çdo fashikulli, do të anulohen.
Në rast se provat kryhen në data ose vende të tjera nga ato të rëna dakord me PLIDA-n qendrore, PLIDA Qendrore do të anulojë tërë sezonin e provimit në lidhje me këtë qendër.
Në rastet e parregullsive serioze në zhvillimin e provimeve, PLIDA Qendrore ka të drejtën të anulojë tërë sezonin për këtë qendër.
- QENDRAT E CERTIFIKIMIT
2.1 Kushtet e autorizimit
Mund të jenë të autorizuara si qendra certifikimi si komitetet e Shoqerisë Dante Alighieri ashtu edhe institucionet e tjera italiane apo të huaja që i kërkojnë ato. Kërkesat e nevojshme që një komitet ose një institucion tjetër të mund të autorizohen si qendra certifikimi janë përcaktuar nga PLIDA Qendrore dhe janë përshkruar më poshtë. PLIDA Qendrore rezervon të drejtën e padiskutueshme për të vlerësuar karakteristikat e qendrës (eksperienca në fushë, besueshmëria, perspektivat etj.) dhe kërkesat e figurave të ndryshme të përfshira për formimin e komisionit të provimit; përgjegjësit për certifikim, intervistuesit dhe ekzaminuesit.
2.2 Procedurat e autorizimit
Mund të aplikojnë për t’u bërë qendër certifikimi PLIDA, të gjitha komitetet e Shoqerisë Dante Alighieri dhe subjektet e tjera juridike (Institutet Italiane të Kulturës, Qendrat Provinciale për arsimin e të rriturve, Shkollat publike, Shoqatat ose shkollat private të gjuhës italiane, shoqëritë etj.) të interesuara për certifikimin e gjuhës italiane.
Procedurat e autorizimit për qendrat e reja ndryshojnë sipas llojit të institucionit kërkues.
2.2.1 Kërkesa për autorizim
2.2.1.1 Komitetet Dante Alighieri
Çdo komitet Dante Alighieri i interesuar për t’u bërë qendër certifikimi PLIDA duhet t’i dërgojë një kërkesë formale PLIDA-s Qendrore të Shoqërisë Dante Alighieri nëpërmjet faksit; 0039.06.92932015, ose email: plida@ladante.it
Pas kërkesës, Zyra Qendrore, nëpërmjet PLIDA-s Qendrore, dërgon këtë rregullore dhe formularët për njohjen e qendrës dhe të komisionit vlerësues të provimit me gojë. Të gjitha pjesët e formularëve të aplikimit duhet të nënshkruhen nga kryetari i Komitetit.
Pasi të jetë konstatuar konformiteti i strukturës dhe të jenë verifikuar cilësitë e personave të propozuar si anëtarë të komisionit të provimeve, drejtori i PLIDA-s do t’ia komunikojë autorizimin kryetarit të Komitetit. Autorizimi për të certifikuar është i vlefshëm për tre vjet, rinovohet në mënyrë të heshtur për të gjitha qendrat e certifikimit të Komiteteve të Shoqërisë Dante Alighieri. Nëse qendra nuk regjistron kandidatë për më shumë se 18 muaj rresht, autorizimi do të revokohet. Në rast të shkeljeve serioze të rregullores, PLIDA Qendrore ka të drejtën të anulojë autorizimin e dhënë.
2.2.1.2 Subjekte të tjera juridike
Çdo subjekt tjetër juridik i interesuar për t’u bërë një qendër certifikimi PLIDA (Institutet Italiane të Kulturës, Qendrat Provinciale për arsimin e të rriturve, Shoqatat ose shkollat e gjuhës italiane, shoqëritë etj.) duhet t’i dërgojë një kërkesë formale PLIDA-s Qendrore të Shoqërisë Dante Alighieri nëpërmjet faksit; 0039.06.92932015 ose email-it plida@ladante.it. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm në letër me kokë të aktiviteteve aktuale dhe të kaluara të subjektit të interesuar; është i nevojshëm nënshkrimi i përfaqësuesit ligjor. PLIDA Qendrore, pas vlerësimit të karakteristikave të aplikantit, do të dërgojë propozimin e një marrëveshjeje për të vendosur marrëdhëniet mes palëve dhe dokumentacionin e nevojshëm për autorizimin e qendrës. Pasi të jetë konstatuar konformiteti i strukturës dhe të jenë verifikuar cilësitë e personave të propozuar si anëtarë të komisionit të provimeve, drejtori i PLIDA-s Qendrore do t’ia komunikojë autorizimin përfaqësuesit ligjor të subjektit kërkues. Autorizimi për të certifikuar rinovohet çdo tre vjet pas një marrëveshjeje ndërmjet palëve. Nëse qendra nuk regjistron kandidatë për më shumë se 18 muaj rresht, autorizimi do të revokohet. Në rast të shkeljeve serioze të rregullores, PLIDA Qendrore ka të drejtën të anulojë autorizimin e dhënë.
2.3 Karakteristikat dhe cilësitë e qendrës certifikuese.
Qendra ku do të zhvillohen provimet duhet të pajiset me një ose më shumë klasa që përmbajnë një numër tavolinash dhe karrigesh të mjaftueshme për numrin e kandidatëve të regjistruar. Secili kandidat duhet të ketë një tavolinë të veçantë: tavolinat duhet të vendosen në një distancë të përshtatshme në mënyrë që asnjë kandidat të mos mund të kopjojë nga të tjerët. Qendra, gjithashtu, duhet të kenë në dispozicion një pajisje për riprodhimin e provave të dëgjimit me amplifikim të mjaftueshëm për klasën. Përgjegjësi i qendrës së certifikimit të PLIDA-s duhet të sigurohet që të gjithë kandidatët të mund të dëgjojnë me të njëjtën shkallë qartësie dhe me të njëjtin volum tekstet e propozuara të të kuptuarit.
Për më tepër, qendra duhet të jetë e pajisur me një sistem regjistrimi në format dixhital të provave me gojë.
2.4 Komisionet e provimit.
Në secilën qendër duhet të përzgjidhen figura të përshtatshme për të kryer funksionet e ndryshme të nevojshme për ecurinë korrekte të provimit. Çdo detyrë është thelbësore dhe jashtëzakonisht delikate dhe duhet të kryhet me një ndjenjë të madhe përgjegjësie: prandaj është e rëndësishme që të caktohen persona të besuar të qendrës, me përvojë të vërtetuar në detyrat që duhet të kryejnë dhe parapëlqehet që të kenë perspektivë të qëndrimit të përhershëm në të njëjtën zonë gjeografike, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e detyrës që u është caktuar. Figurat e nevojshme për provim janë ato të përgjegjësit për certifikimin, asistentëve të provimit, ekzaminuesit dhe intervistuesit.
2.4.1 Përgjegjësi për certifikim.
Përgjegjësi për certifikimin është personi i qendrës së certifikimit i cili duhet të garantojë që provimi të kryhet me korrektësinë maksimale dhe në përputhje me procedurat e treguara në këtë rregullore (shih 3). Mosrespektimi i procedurave mund të jetë shkak për pavlefshmërinë e provave ose të të gjithë sezonit.
Cilësitë e nevojshme për të kryer punën e përgjegjësit janë:
- Përvojë e konsoliduar në mësimdhënien e gjuhës italiane L2/LS (Gjuhë e dytë, gjuhë e huaj)
- Përvojë e konsoliduar si drejtues kursesh
- Njohuri të shkëlqyera në gjuhën italiane: gjuhë amtare ose nivel C1-C2.
- Njohuri të shkëlqyera të Kuadrit evropian të referimit për gjuhët.
- Njohuri të mira informatike.
Tituj të tjerë akademikë, italianë ose të huaj, dhe përvoja profesionale të mëparshme (për shembull periudha të vazhdueshme të mësimdhënies së gjuhës italiane) do të vlerësohen herë pas here nga komisioni shkencor i certifikimit PLIDA.
2.4.2 Asistentët e provimeve.
Asistentët e provimeve, të emëruar nga personi përgjegjës për certifikimin, janë figura të ngarkuara për administrimin e testeve dhe kontrollin e kandidatëve gjatë provimeve që kryhen me shkrim. Nëpër klasa, duhet të jetë i pranishëm një asistent për çdo 15 kandidatë. Personi përgjegjës për kontrollin duhet të jetë në gjendje të shohë qartë të gjithë kandidatët për të siguruar respektimin e udhëzimeve të dhëna në fashikull dhe ato të ekspozuara në derën e klasës dhe për të monitoruar zhvillimin e saktë të të gjitha provave të provimit. Në procesverbalin e provimit duhet të tregohen, në përputhje me hartën e secilës klasë, emri dhe mbiemri i asistentëve të pranishëm. Çdo parregullsi e zbuluar gjatë zhvillimit të provimit në klasën që është kompetencë e asistentit do të sjellë si pasojë moscaktimin e tij përsëri në këtë rol.
2.4.3 Komisioni për provimin me gojë: ekzaminuesi dhe intervistuesi.
Vlerësimi i provës me gojë i besohet një komisioni lokal të përbërë nga profesionistë me përvojë të vërtetuar, të cilët veprojnë mbi bazën e shkallëve të vlerësimit të dhëna nga PLIDA qendrore. Nëse pranë qendrës certifikuese është i pranishëm një person me kushtet e nevojshme vetëm për të kryer rolin e intervistuesit dhe jo atë të ekzaminuesit (shih f. 10-11), mund të kërkohet nga PLIDA qendrore vlerësimi i provimeve me gojë, me një kosto shtesë për qendrën. Në certifikimin PLIDA, ashtu si në certifikatat e tjera të rëndësishme ndërkombëtare, është me rëndësi thelbësore që vlerësimi i kompetencës me gojë të bëhet nga ata që janë fizikisht të pranishëm në provim.
– në radhë të parë sepse një tekst me gojë ka karakteristika specifike dhe të papërsëritshme, të identifikueshme dhe të vlerësueshme vetëm në kontekstin fizik të prodhimit të tij, që as regjistrimi, as transkriptimi nuk mund t’i ruajnë (edhe në regjistrim, në fakt, shumë prej tipareve paralinguistike, extralinguistike dhe pragmatike karakteristike të tekstit me gojë do të humbeshin);
– së dyti, për shkak se specifikat e kulturave kombëtare dhe lokale mund të merren në konsideratë vetëm nga një komision në vend, i vetmi që mund të garantojë dhe të theksojë si duhet dëshminë e drejtpërdrejtë, gjithmonë të parapëlqyera në raport me atë të tërthortë;
– së treti, për shkak se përhapja e gjerë e qendrave të certifikimit në mbarë botën paraqet një mundësi të pamohueshme: pikërisht falë kësaj përhapjeje PLIDA mund të mbështetet në një numër të madh profesorësh të trajnuar, të qëndrueshëm dhe të mirëvendosur në çdo realitet kombëtar lokal.
Komisioni, i propozuar nga secila qendër individuale dhe që i nënshtrohet miratimit dhe kontrollit të PLIDA-s qendrore, përbëhet nga dy anëtarë, një intervistues dhe një ekzaminues, të cilët nuk duhet t’i njohin kandidatët dhe as të kenë informacione paraprake, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, rreth ciklit të tyre të mësimit dhe aftësive të tyre gjuhësore. Dy anëtarët e komisionit kanë role të dallueshme dhe njësoj thelbësore. Intervistuesi ka për detyrë të ndërveprojë me kandidatin dhe të nxisë bisedën gjatë provës së krijimit me gojë dhe ta bëjë kandidatin të ndjehet i qetë.
Cilësitë e nevojshme për të kryer detyrën e intervistuesit janë:
- Njohuri të shkëlqyera në gjuhën italiane: gjuhë amtare ose nivel jo më i ulët se ai C1 i Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referimit për Gjuhët, të vërtetuar nga një certifikatë e njohur nga Shteti Italian.
- Njohuri të shkëlqyera të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referimit për Gjuhët dhe materialeve të tjera për vlerësim të vëna në dispozicion nga Këshilli i Evropës .
- Njohuri të shkëlqyera të sillabusit dhe kritereve të vlerësimit të provimit me gojë të certifikimit PLIDA.
- Përvojë e qëndrueshme në mësimdhënien e gjuhës italiane si L2/LS (gjuhëe dytë /gjuhë e huaj) dhe në drejtimin e një provimi me gojë.
Tituj të tjerë akademikë, italianë ose të huaj, dhe përvoja profesionale të mëparshme (për shembull periudha të vazhdueshme të mësimdhënies së gjuhës italiane) do të vlerësohen herë pas here nga komisioni shkencor i certifikimit PLIDA.
Ekzaminuesi nuk ndërhyn në bisedë, por asiston në heshtje për të vlerësuar performancën e kandidatëve. Ekzaminuesi duhet të vlerësojë provimet me gojë bazuar në kriteret specifike të vlerësimit të dhëna nga PLIDA (kriteret e vlerësimit për provimin me gojë, të disponueshme në faqen e internetit http://www.plida.it).
Përveç njohurive të shkëlqyera të gjuhës italiane (gjuhë amtare ose nivel jo më i ulët se ai C1 i Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referimit për Gjuhët, të vërtetuar nga një certifikatë e njohur nga Shteti Italian), ekzaminuesi duhet të përmbushë të paktën një nga kërkesat e mëposhtme:
– Diplomë Master Shkencor në Gjuhësi (LM-39) (ose të ekuivalentuar)
– Diplomë Master Shkencor (ose e sistemit të vjetër italian) në Filologji Moderne (LM-14) ose në Gjuhë dhe Letërsi e Afrikës dhe Azisë (LM-36) Gjuhë dhe Letërsi Moderne Evropiane (LM-37) – Diplomë e Sistemit të vjetër italian në Letërsi ose Gjuhë dhe Letërsi të Huaja.
– Diplomë Master Shkencor në një disiplinë tjetër
– Diplomë e Sistemit të vjetër italian në një disiplinë tjetër
-Te jëtë aftësuar për mësimdhënien e gjuhës italiane në shkollat publike në Itali ose jashtë Italisë.
Tituj të tjerë akademikë, italianë ose të huaj, dhe përvoja profesionale të mëparshme (për shembull periudha të vazhdueshme të mësimdhënies së gjuhës italiane) do të vlerësohen sipas rastit nga komisioni shkencor i certifikimit PLIDA.
2.5 Ndryshimet e selisë dhe stafit të përfshirë në provim.
Provimet duhet të kryhen gjithmonë në vendin e treguar në formularët në çastin e autorizimit të qendrës dhe provimi duhet të kryhet nga personat e caktuar në formular. Në rast të ndryshimit të vendndodhjes ose emërimit të ri të personave të ngarkuar me certifikimin, është e domosdoshme të njoftohet PLIDA qendrore, e cila do të duhet të verifikojë sërish praninë e kushteve të nevojshme për zhvillimin e saktë të provimeve.
Provimet e kryera nga personeli i paautorizuar ose në një vend tjetër nga ai i përcaktuar nuk do të konsiderohen të vlefshme
- UDHËZIMET PËR KRYERJEN E PROVIMIT
Personit përgjegjës për certifikimin i kërkohet të kryejë formalitetet e treguara më poshtë dhe është përgjegjës për kryerjen me korrektësi të provimit:
- marrja e regjistrimeve në provim brenda datave të përcaktuara
- dërgimi i mandatit të pagesës në PLIDA-n Qendrore, të pjesës së tarifave të regjistrimit që i përket selisë Qendrore.
- Regjistrimi në panelin e regjistrimit online i të dhënave personale të kandidatëve që marrin pjesë në sezonin e provimit dhe printimi i fletëve përkatëse të përgjigjeve emërore që i referohen “Udhëzuesit për përdorimin e panelit extranet”;
- Përcaktimi i një kalendari për provimin me gojë në kufijtë e lejuar nga kalendari i caktuar nga PLIDA Qendrore;
- Komunikimi i komisionit që kryeson provimin me gojë (i përbërë nga ekzaminuesi dhe intervistuesi) i datave dhe numrit të niveleve të parashikuara për sezonin (duhet pasur parasysh që komisioni duhet të jetë i përbërë ekskluzivisht nga personat e autorizuar zyrtarisht nga PLIDA Qendrore për të kryer rolet e intervistuesit dhe të ekzaminuesit);
- Caktimi i asistentëve të provimeve: duhet të sigurohet një asistent për çdo 15 të regjistruar.
- Printimi i fletëve të përgjigjeve të kandidatëve të regjistruar në testet me gojë dhe me shkrim, duke iu referuar Udhëzuesit për përdorimin e panelit ekstranet
- Mbajtja e kopjeve të fashikujve të provimit Të Dëgjuarit dhe Të lexuarit dhe bërja e kopjeve dixhitale ose në letër e të gjitha materialeve të shpërndara.
- Garantimi i fshehtësisë së materialeve të provimit para, gjatë dhe pas sezoneve; verifikimi që asnjë kopje e materialeve të provimit të mund të mbetet në zotërim të asistentëve të provimit, komisionit të provimit ose kandidatëve; në fund të sezonit të shkatërrohen kopjet e letrës së materialeve të papërdorura dhe të bëhet fshirja e versionit dixhital të tyre.
Nëse kushtet e raportuara në këtë paragraf ose në vijim nuk respektohen tërësisht ose pjesërisht, tërë sezoni i provimit i kryer në qendrën në fjalë mund të anulohet.
3.1 Organizimi i Sezonit
Tezat e provimeve i dërgohen përgjegjësit të certifikimit para se të zhvillohet sezoni i provimit. Udhëzimet për pranimin e të gjithë materialit të nevojshëm për provimet janë komunikuar para çdo sezoni nga PLIDA qendrore në çdo qendër certifikimi. Të gjitha materialet e nevojshme për provimin duhet të mbahen në fshehtësinë më të madhe në një vend të sigurt. Për asnjë arsye nuk do të jetë i mundur dublikimi i materialit audio ose në letër ose t’i tregohet njerëzve të tjerë para datës së provimit. Në fund të sezonit do të shkatërrohen materialet e papërdorura të provimit në letër dhe versionet dixhitale do të fshihen.
Përgjegjësi i qendrës së certifikimit PLIDA duhet të shkarkojë nga faqja extranet dhe të printojë listën e kandidatëve të regjistruar për çdo nivel në procesverbalin e provimit: lutemi të bëni kujdes të jashtëzakonisht kur shkruhen të dhënat e kandidatit (emri, mbiemri dhe data e lindjes) pasi të njëjtat të dhëna do të përdoren për shtypjen e certifikatave.
Më poshtë është një shembull i tabelës së paraqitur në procesverbal, ashtu siç duhet të paraqitet në fund të provimit:
| Prania | ||||||
| Kodi i provimit të kandidatit
(siç tregohet në fletën e përgjigjes) |
Mbiemri | Emri | Me shkrim | Me gojë | Data e provës me gojë
Të folurit |
Data e provës me gojë |
| 12345 | Rossi | Mario | p | p | 30/04/2014 | 28/30 |
Përgjegjësi i certifikimit duhet të përgatisë klasat për provimet duke garantuar këto kushte:
- Për secilin nivel duhet të identifikohet një mjedis i përshtatshëm në të cilin të vendoset një numër i mjaftueshëm tabelash për anëtarët dhe një suport për dëgjimin e audios;
- Sistemi audio duhet të ketë një amplifikim të mirë, kështu që nga çdo cep i klasës mund të dëgjohet qartë;
- Çdo kandidat duhet të ketë një tavolinë të vetme, të vendosur në një distancë prej të paktën 1.5 metra nga kandidatët e tjerë; në çdo tavolinë do të ngjitet një fletë ku do të tregohet numri i kandidatit
Në derën e klasës do të vendoset fleta me udhëzimet për kandidatët (një kopje e udhëzimeve do të gjendet mes materialit të dërguar për zhvillimin e provimit: do të duhet të përgatiten më shumë kopje, nëse provimi do të zhvillohet në shumë klasa në të njëjtën kohë) dhe kalendari i planifikuar për provimin me gojë.
3.2 Dhënia e provave Të dëgjuarit, Të lexuarit, Të shkruarit
Para dhënies së provave me shkrim (testet Të dëgjuarit, Të lexuarit, Të shkruarit) përgjegjësi i certifikimit duhet;
- a) Të bëjë apelin për të shënuar praninë e kandidatëve në kuadratin e regjistrit (të përfshirë në procesverbalin e provimit) duke shënuar me një P (ose një kryq) praninë dhe me një M mungesën (kandidati që mbërrin me vonesë kur janë duke u dhënë udhëzimet për provim, mund të pranohet për të marrë provimin dhe duhet të shënohet si i pranishëm, duke raportuar vonesën në procesverbal, pasi ka filluar prova e dëgjimit, nuk mund të pranohen kandidatë të tjerë);
- b) Të shpërndajë një fashikull provimi për çdo të regjistruar dhe t’i japë secilit kandidat fletën e përgjigjeve;
- c) Të sigurohet që të gjithë kandidatët në këtë fazë të lexojnë vetëm faqen ballore dhe udhëzimet për kryerjen e testeve; leximi i përmbajtjes së testimit duhet të fillojë në të njëjtën kohë për të gjithë kandidatët;
- d) Të lejohen disa minuta që faqet e para të plotësohen me të dhënat personale dhe të sigurohet që informacioni i kërkuar të plotësohet qartë nga kandidatët.
- e) Të verifikojë identitetin e kandidatëve duke kontrolluar dokumentet e identitetit dhe të dhënat e raportuara në faqet e para të testimit; vetëm personat e regjistruar në procesverbal duhet të jenë të pranishëm në provim;
- f) Të shpjegojë me kujdes udhëzimet e të gjitha provave që përbëjnë testimin, duke siguruar që të gjithë kandidatët t’i kenë kuptuar ato (në rastin e testeve të nivelit A1, A2, B1, duke përkthyer udhëzimet në gjuhën amtare të kandidatit ose në një ose më shumë gjuhë të komunikimit të gjerë;
- g) Të tregojë qartë të gjitha arsyet për anulimin e mundshëm të testeve dhe të verifikojë që të gjithë kandidatët t’i kenë kuptuar ato (në rastin e testeve të nivelit A1, A2, B1, duke përkthyer udhëzimet në gjuhën amtare të kandidatit ose në një ose më shumë gjuhë të komunikimit të gjerë);
Kandidatët do të lejohen të largohen nga vendi ku zhvillohet prova vetëm për të kryer nevoja personale. Leja e daljes nga klasa duhet t’u jepet kandidatëve një e nga e një pas dorëzimit tek personi përgjegjës ose asistentët i të gjithë materialit të përdorur për provat.
Nëse një kandidat tërhiqet nga provimi, përgjegjësit të certifikimit i kërkohet të shënojë me viza provimin duke raportuar anulimin e tij në procesverbalin e provimit.
3.3 Provat e krijimit me gojë
Komisioneve u kërkohet të administrojnë testet e provimit me gojë duke ndjekur pikë për pikë udhëzimet e dhënave në dosjet përkatëse. Mosrespektimi i kushteve minimale për kryerjen e provave (respektimi i kohës, cilësia e intervistave, moszbatimi i regjistrimit të provave etj.) do të çojë në anulimin e të gjitha provave me gojë në fjalë.
Provat e ndërveprimit oral mund të bëhen me dy vetë, por ndërveprimi duhet gjithmonë të bëhet në praninë e intervistuesit që ndërhyn, nëse është e nevojshme, për të rivendosur ekuilibrin gjatë shkëmbimit.
Është gjithashtu e rëndësishme të bëhet kujdes për aq sa është e mundur, të mos krijohen çifte heterogjene, të tilla që të krijojnë vështirësi ose siklet gjatë testimit. Duhet të siguroheni që provimi me gojë të bëhet në një klimë të qetësisë dhe relaksimit maksimal.
3.3.1 Mënyra e regjistrimit
Për të lejuar kontrollin e vlerësimit dhe për rrjedhojë për të mbrojtur më mirë korrektësinë dhe homogjeneitetin e vlerësimit, të gjitha provat e me gojë duhet të regjistrohen (mund të përdoren të gjithë software-t që disponohen falas në Internet për Windows, Mac dhe Android, Smartphone, tabletë, etj; file-t mund të jenë në formatet mp3, mp4, wav, vlc, mediafile, cda, 3ga) dhe ngarkohen nga qendra e certifikimit në dosjen Dropbox të krijuar nga PLIDA Qendrore për këtë qëllim.
Pajisjet fizike (CD, dvd, USB) mund të dërgohen në Zyrën Qendrore së bashku me materialet e tjera të provimit; file-t audio mund të dorëzohen edhe nëpërmjet Wetransfer, Onedrive etj.
Është rreptësisht e ndaluar të përdoren dhe të dërgohen audiokaseta, përndryshe testet e Të Folurit të regjistruar në këtë mënyrë do të anulohen.
Çfarë duhet regjistruar
- a) Secila provë e veçantë duhet të paraqitet duke raportuar të dhënat e kandidatit, ekzaminuesit dhe intervistuesit që janë pjesë e komisionit (p.sh. John Smith, kodi 12345, niveli A2, intervistuesi Mario Rossi, ekzaminuesi Francesca Russo);
- b) Udhëzime për kandidatët (leximi dhe shpjegimi i mundshëm i materialit bazë)
- c) Provimi
Sigurohuni që regjistrimi të mos ketë ndërprerje të çfarëdo lloji. Në rastet e bashkëveprimit në çift, secila provë duhet të regjistrohet në të njëjtin file në të cilin intervistuesi përcakton kodin e kandidatit i cili do të flasë përpara secilës pjesë të provimit (prezantimi bashkëbisedimi/ndërveprimi, përshkrimi/monologu).
T’i kushtohet vëmendja e duhur cilësisë së audios:
- Të drejtohet mikrofoni drejt kandidatit
- Të vendoset mikrofoni (ose pajisja e regjistrimit) pranë kandidatit, në mënyrë që zëri i tij të dëgjohet qartë në regjistrim (është e këshillueshme të bëhen prova)
- Të eliminohen sa të munden zhurmat në sfond
Emrat e file-ve audio
Qendrat e certifikimit do të duhet të emërojnë file-t audio sipas këtij modeli:
| Shembull:
Një provim i mbajtur në tetor 2014 në nivelin B1 nga kandidati me kodin e provimit 7654 (shih Ekstranet), emërohet me dy shifrat e fundit të vitit (14), muajin (10), nivelin e provimit (B1 ), kodin e provimit 7654 të ndarë nga një vizë poshtë: 1410B1_7654 Në rastin e një provimi me gojë të kryer në çift, kodi i provimit i kandidatit të dytë do të shtohet pas kodit të kandidatit të parë të ndarë nga një vizë poshtë: p.sh.1410B1_7654_7655 |
Materiali audio do të dërgohet në format dixhital në PLIDA-n Qendrore sipas mënyrave të parashikuara.
Qendrat që për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të bëjnë dërgimin në mënyrë elektronike, mund të kopjojnë file-t në CD ose në USB dhe t’i dërgojnë ato së bashku me provat e provimeve. Në rastin e dërgimit fizik, përgjegjësit e qendrës së certifikimit duhet të tregojnë në kopertinat dhe mbajtësit e CD-ve, arkivave USB ose çdo pajisje tjetër që përmban file-t audio dixhitale, emrin e qendrës së certifikimit, sezonin e provimit referues (llojin e certifikimit, muajin dhe vitin), kodin e provimit të caktuar nga Intraneti te kandidati, emrin dhe mbiemrin e secilit kandidat dhe nivelin përkatës të provimit. Të njëjtat indikacione duhet të jenë të pranishme në dosjet elektronike.
Intervistuesve u kërkohet që në mënyrë të përpiktë të jenë në përputhje me indikacionet e përcaktuara nga PLIDA Qendrore, për testet me gojë të cilat në çdo rast do të dëgjohen në bazë të shembullit; nëse në fazat e ridëgjimit rezulton se provimi me gojë nuk është kryer ose vlerësuar në përputhje me indikacionet e ofruara, PLIDA qendrore ka të drejtën të anulojë provat dhe të kërkojë zëvendësimin e komisionit. Provat me gojë të cilat nuk mund të vlerësohen për shkak të regjistrimit të keq ose dëmtimit do të anulohen.
3.4 Mbyllja e sezonit dhe dërgimi i testeve të zhvilluara
Përgjegjësit e qendrave të certifikimit duhet të mbajnë sekret të gjitha materialet e provimit edhe pas kryerjes së testeve. Në fund të sezonit, përgjegjësit duhet të shkatërrojnë kopjet në letër të materialeve të papërdorura dhe të fshijnë versionet digjitale.
Jo më vonë se një javë nga dita e fundit e provimit me gojë, duhet të dërgohet në adresën:
Ufficio PLIDA (Progetto di Lingua Italiana Dante Alighieri)
Società Dante Alighieri –sede centrale
Piazza Firenze 27
00186 Roma-Italia
një pliko e vetme që përmban a) origjinalet e fletëve të përgjigjeve në lidhje me provat e të kuptuarit me gojë ose me shkrim (Të dëgjuarit dhe Të lexuarit) dhe origjinalet e file-ve të provës me shkrim (Të shkruarit) në një zarf të mbyllur të nënshkruar nga përgjegjësi i qendrës certifikuese PLIDA; b) procesverbali origjinal i provimit i plotësuar tërësisht dhe i nënshkruar nga përgjegjësi, ekzaminuesi dhe intervistuesi i autorizuar; c) çdo pajisje në të cilën është regjistruar provimi me gojë në formatin dixhital, të shënuara në mënyrën e duhur me indikacionet e parashikuara nga kjo rregullore në pikën 3.3.1
Në të njëjtën kohë qendra do t’i ofrojë panelit të administrimit on-line rezultatet e provave me gojë të bëra nga kandidatët. Vlerësimi i provave Të Dëgjuarit, Të lexuarit dhe Të shkruarit është përgjegjësi e vetme e PLIDA-s Qendrore.
Përgjegjësi i qendrës së certifikimit të PLIDA-s do të duhet të kontrollojë me shumë kujdes saktësinë e materialit të dërguar tek PLIDA Qendrore dhe të mbajë një kopje të procesverbalit dhe të provimeve të zhvilluara nga kandidatët. Në rast të incidenteve të tilla si humbja e plikos ose mbërritja jo e plotë e dokumenteve (pjesët e testit që nuk janë të bashkangjitura, fletët e zhdukura etj.) përgjegjësit të qendrës së certifikimit PLIDA do t’i duhet të provojë që vetë qendra nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë dhe gjithsesi të paraqesë një kopje të çdo materiali të humbur.
Për çdo nevojë mund t’i drejtoheni drejtpërdrejtë PLIDA-s Qendrore :
Ufficio PLIDA (Progetto di Lingua Italiana Dante Alighieri)
Società Dante Alighieri – Sede Centrale
Piazza Firenze 27
00186 Roma-Italia
Centrali. +39.06.6783694/95
Tel. +39.06.6873787
Fax +39.06.92932015
plida@ladante.it
FJALOR
| Drejtuesi i PLIDA | Është përgjegjës i PLIDA-s Qendrore të Shoqërisë Dante Alighieri |
| PLIDA Qendrore | Është njësia organizative pranë Zyrës Qendrore të Shoqërisë Dante Alighieri që merret me të gjitha procedurat ligjore të certifikimit PLIDA. |
| Qendra e certifikimit | Institucioni ose njësia e autorizuar nga PLIDA Qendrore për të administruar provat e nevojshme për të marrë certifikimin PLIDA |
| Përgjegjës i certifikimit | Përgjegjësi i certifikimit ose qendrës së certifikimit është personi që punon pranë qendrës së certifikimit, I autorizuar nga PLIDA Qendrore, që përgjigjet për zhvillimin korrekt të provimeve. |