(Scorrere per la versione in italiano).
Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet të Scuola Italiana a Tirana.
Me hyrjen tuaj në këtë faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:
Faqja ku gjendeni, http://www.scuolatirana.com, është faqja zyrtare në internet e Scuola Italiana a Tirana, shkurtimisht SIT. Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm aplikimi apo preventivimi (për shembull: Aplikimet për certifikaten PLIDA, aplikim për regjistrim femijesh ne shkollë, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. SIT siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj ruhen me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore plotësuese.
Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e shkollës për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e SIT.
Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnetarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.
Shkolla në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparente me klientët e saj, njofton se nëpërmjet numrit telefonik të shkollës mund të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Këto telefonata që dalin nga numri telefonik i shkollës mund të regjistrohen.
Privacy – Italiano
Le politiche sulla privacy e il regolamento del sito web della Scuola Italiana a Tirana.
Con l’accesso a questa pagina web, si accetta di aver letto e accettato le seguenti condizioni:
Il sito in cui vi trovate, www.scuolatirana.com, è il sito ufficiale su internet della Scuola Italiana a Tirana, abbreviato in SIT. In questa pagina, l’utente può incontrare diversi moduli o formulari di domanda o preventivo (ad esempio: domande per il certificato PLIDA, richieste di iscrizione dei bambini a scuola, ma non solo). In vari campi di questi moduli o formulari, potrebbe essere necessario inserire dati personali. SIT garantisce a ogni utente che i dati che arrivano al suo database sono conservati con il sistema di sicurezza più elevato e contemporaneamente è impegnata a rispettare rigorosamente il quadro giuridico per la protezione e il rispetto di ogni operazione relativa ai dati degli utenti, come stabilito dalla Costituzione della Repubblica d’Albania, dalla legge in vigore (n. 9887 del 10.03.2008) “Sulla protezione dei dati personali” e dai relativi atti sottostanti.
Inoltre, l’utente attesta l’accuratezza e la veridicità di tutti i dati forniti in diversi formati o formulari. Con il completamento di qualsiasi modulo o modulo e premendo il pulsante di continuazione, l’utente accetta il diritto della scuola di utilizzare internamente le informazioni complete richieste dall’utente, nonché il loro ulteriore trattamento da parte di SIT.
In base alla legge n. 9887 del 10.03.2008, l’utente ha il diritto, attraverso una richiesta, di consultare i propri dati personali forniti volontariamente o di richiederne la correzione.
La scuola, in conformità alla legge n. 9887 del 10.03.2008, modificata “Sui dati personali” e al fine di essere il più trasparente possibile con i suoi clienti, informa che tramite il numero telefonico della scuola è possibile contattare tutti i clienti che hanno segnalato un problema o un’istanza, nonché in risposta a reclami / suggerimenti. Queste chiamate provenienti dal numero telefonico della scuola possono essere registrate.