Privacy


Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet të Scuola Italiana a Tirana.

Me hyrjen tuaj në këtë faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:

Faqja ku gjendeni, www.scuolatirana.com, është faqja zyrtare në internet e Scuola Italiana a Tirana, shkurtimisht SIT. Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm aplikimi apo preventivimi (për shembull: Aplikimet për certifikaten PLIDA, aplikim për regjistrim femijesh ne shkollë, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. SIT siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj ruhen me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore plotësuese.

Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e shkollës për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e SIT. 

Bazuar në ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnetarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.

Shkolla në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparente me klientët e saj, njofton se nëpërmjet numrit telefonik të shkollës mund të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Këto telefonata që dalin nga numri telefonik i shkollës mund të regjistrohen.