Nga data 15 qershor deri më 31 korrik hapet kampi…
Certifikata PLIDA (Progetto Lingua Italiana Dante Alighieri) është një diplomë zyrtare e lëshuar nga Shoqëria Dante Alighieri që vërteton njohjen e gjuhës italiane.
Certifikata PLIDA (Progetto Lingua Italiana Dante Alighieri) është një diplomë zyrtare e lëshuar nga Shoqëria Dante Alighieri që vërteton njohjen e gjuhës italiane.
PLIDA njihet kudo. Me 350 qendra në 74 shtete, PLIDA është çertifikata e gjuhës italiane më e njohur në botë. Edhe në Shqiperi PLIDA njihet nga gjithë institucionet falë udhëzimit nr. 20, datë 22.09.2017 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
PLIDA është e vlefshme përgjithmonë.
Certifikata PLIDA përdoret kryesisht nga studentët që kërkojnë vizë studimi në Itali (PLIDA B2), por edhe për vizë pune (PLIDA A2), për marrjen e nënshtetësisë italiane (PLIDA B1), lejen e qëndrimit (PLIDA A2), etj.
Provimi PLIDA teston 4 aftësi: dëgjimin ascoltare, leximin leggere, shkrimin scrivere dhe të folurit parlare. Duhen të paktën 18 pikë nga 30 për secilën aftësi që provimi të konsiderohet i kaluar. Provimi me shkrim (për aftësitë dëgjim, lexim, shkrim) zgjat nga 2 deri ne 4 orë, në varësi të nivelit. Provimi me gojë zgjat rreth 25 minuta dhe zhvillohet individualisht.
Nëse nuk kalon testin e dëgjimit, leximit, shkrimit apo të të folurit, nuk ka problem: në sezonet e mëpasme përsërit vetëm testin apo testet që nuk ke kaluar. Ke kohë 18 muaj! 😀
Hidhi një sy kalendarit për provimet e plota dhe zgjidh datën më të përshtatshme.
Kalendari i provimeve PLIDA për leje qendrimi dhe nënshtetësi italiane.
Provimi i plotë PLIDA kushton 80€. Nëse e ke kryer provimin dhe duhet të përsërisësh një aftësi, mjaftojnë 20€.
Korigjimi i provimeve PLIDA kryhet në Romë, në selinë e Società Dante Alighieri dhe përfundohet zakonisht për 60 ditë pune (pra numërohen 60 ditë duke hequr ditët e pushimit dhe festat italiane). Nëse të nevojitet korigjim urgjent duhet të njoftosh sekretarinë e Scuola Italiana a Tirana të paktën dy javë para provimit që të prenotosh, kundrejt një pagese prej 25€, shërbimin e korigjimit urgjent. Certifikata printohet në Romë dhe dërgohet me postë pranë Scuola Italiana a Tirana, ku mund të tërhiqet nga studentët.
Për të kontrolluar a kanë dalë rezultatet apo a kanë ardhur certifikatat PLIDA, hyr tek faqja e rezultateve dhe vendos numrin personal ose, nëse nuk je regjistruar me numër personal, vendos numrin e dokumentit të identitetit me të cilin je regjistruar në provim.
Provimi PLIDA, i Shoqërisë Dante Alighieri është një certifikim i lidhur me ALTE, Association of Language Testers in Europe (Shoqata e Testuesve të Gjuhëve në Europë), e cila promovon shumëgjuhësinë në Europë, vendos standardet e vlerësimit gjuhësor, kontrollon cilësinë dhe etikën e testimit gjuhësor dhe grupon çertifikatat e njohura gjuhësore të vlefshme në europë.
Ministria e Universitetit dhe Kërkimit njeh certifikatën e zotërimit gjuhësor PLIDA si një kualifikim që lehtëson procesin e regjistrimit në universitete për studentët e huaj në Itali (konventa 9/10/2006).
Certifikata PLIDA e nivelit B1 ose më të lartë është një diplomë që nevojitet për marrjen e nënshtetësisë italiane.
Certifikimi PLIDA vërteton zotërimin e italishtes si gjuhë të huaj sipas një shkallë me gjashtë nivele, nga A1 në C2 me rritje të vështirësisë, që korrespondon me nivelet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës.
Nga data 15 qershor deri më 31 korrik hapet kampi…
Scuola Italiana a Tirana
Rruga Rauf Fico, 11
1022 Tirana (ALBANIA)
NUIS (P.IVA) L71731009P
+355698615537
info@scuolatirana.com
scuolatirana@pec.it