Kthimi


Sherbimet shkollore, cikli 9-vjeçar.

Lidhur me pagesat e kryera per sherbime shkollore prane Scuola Italiana a Tirana dhe gjithe sherbimet shtese qe lidhen ngushtesisht me shkollen, në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e konfirmimit te regjistrimit. Me sherbime shkollore kuptohen gjithe faturat qe lidhen me sherbimet e ofruara per femijet e regjistruar ne shkollen Scuola Italiana a Tirana ne klasat e arsimit 9-vjeçar duke filluar nga klasa pergatitore e deri ne klasen e nente.

Sherbimi i certifikimit PLIDA.

Certifikata PLIDA, eshte nje test qe percakton nivelin se gjuhes italiane, njohurite e se ciles mund te merren nepermjet çfaredo mjeti audiovizual, radio, televizor, internet, apo edhe gjatë komunikimit me miq apo te aferm nga Italia, etj. Regjistrimet online jane te rezervuara per kandidatet qe konsiderojme kete sherbim te lidhur ngushte me aktivitete te kohes se lire te permendura me siper, dhe mundesohen deri ne 10 dite kalendarike para dates se pare te sezonit ne te cilin deshirojne te kryejne certifikimin. Keto regjistrime perjashtohen nga e drejta e heqjes dore nga kontrata, në zbatim të Nenit 37/8 te Ligjit 9902, pika h, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”. Per kandidatet qe kane nevoje te ruajne te drejten e heqjes dore nga kontrata, në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, afati i fundit per regjistrim eshte 30 dite kalendarike para dates se pare te sezonit dhe mund te kryhet vetem duke u paraqitur prane sekretarise se shkolles Scuola Italiana a Tirana, ne adresen Rruga Rauf Fico, Nd.11, Tirane.