PLIDA


gruppo_plida

PLIDA

Shkolla Italiane në Tiranë është Qendër Certifikimi PLIDA.
Certifikata PLIDA është një diplomë zyrtare e lëshuar nga Shoqëria Dante Alighieri në bazë të marrëveshjes me Ministrinë e Punëve të Jashtme nr. 1903 dt. 4/11/1993, dhe të marrëveshjes me Universitetin “La Sapienza” të Romës dt. 29/6/2004, e njohur nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale (dekreti 18/10/2002) dhe nga Ministria  Arsimit, Sportit dhe Rinisë (Udhëzimi Nr. 20, 22.09.2017).

Provimi PLIDA, i Shoqërisë Dante Alighieri  është një certifikim i lidhur me ALTE, Association of Language Testers in Europe (Shoqata e Testuesve të Gjuhëve në Europë), e cila promovon shumëgjuhësinë në Europë, vendos standardet e vlerësimit gjuhësor, kontrollon cilësinë dhe etikën e testimit gjuhësor dhe grupon çertifikatat e njohura gjuhësore të vlefshme në europë.

Ministria e Universitetit dhe Kërkimit njeh certifikatën e zotërimit gjuhësor PLIDA si një kualifikim që lehtëson procesin e regjistrimit në universitete për studentët e huaj në Itali (konventa 9/10/2006).

Certifikata PLIDA e nivelit B1 ose më të lartë është një diplomë që nevojitet për marrjen e nënshtetësisë italiane.

Certifikimi PLIDA vërteton zotërimin e italishtes si gjuhë të huaj sipas një shkallë me gjashtë nivele, nga A1 në C2 me rritje të vështirësisë, që korrespondon me nivelet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës.